E ardhmja e internetit ne vitin 2020

 E ardhmja e internetit ne vitin 2020Pasi intervistuan 742 ekspertë të politikës, informatikës e biznesit, disa studiues amerikanë kanë përpiluar një raport të ri mbi të ardhmen e internetit. Më shumë se gjysma e të intervistuarve besojnë se interneti që tani deri në vitin 2020 nuk do ta humbasë aspak joshjen që ushtron, përkundrazi, do të tërheqë miliarda përdorues të tjerë. Sidoqoftë, 46% e ekspertëve që pranuan të përfshiheshin në studim pranojnë se mbi këtë kanë shumë rezerva. Janna Quitney Anderson, autorja kryesore e raportit “The Future of the Internet II” (E ardhmja e internetit II), shpjegon se brezi i ri arkitektëve kryesorë të internetit bien në thelb dakord mbi ndryshimet teknologjike që do të pësojë gjatë këtyre viteve interneti, por, kur bëhet fjalë për impaktin social dhe politik të këtyre ndryshimeve, aty lindin edhe mospërputhjet e para. Problemi kryesor që ngrenë skeptikët i përket kontrollit të internetit, i cili – me shumë gjasa – pas 13 vitesh do të përbëhet nga dispozitivë të lëvizshëm! Pa marrë parasysh që për të kryer me të vërtetë procesin e universalizimit të rrjetit është e nevojshme të kalohet pengesa që sjell mospërshtatja mes formateve aktualisht ekzistues, si edhe limiti që përbën interesat tregtare të njërës apo tjetrës shoqëri. Me pak fjalë: është e domosdoshme që bashkëpunimi t”i mbivendoset konkurrencës. Të intervistuarit janë shprehur edhe në lidhje me temën e sigurisë dhe të gjuhës që do të dominojë në të ardhmen në internet: pjesa më e madhe e shohin me mosbesim teorinë se deri në vitin 2020 anglishtja do të jetë kthyer në gjuhën dominuese të rrjetit, ndërkohë po kaq mosbesues janë edhe ndaj faktit se siguria e rrjetit mund të lihet tërësisht në varësi të makinave. Pasi kontrolli njerëzor është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm, të paktën për sa kohë kompjuteri nuk do të jetë i aftë të ndalë dikë t”i heqë spinën. Në fund, në rast se është e vërtetë se pas 13 vjetësh një numër gjithnjë e më i madh njerëzish do të punojnë e do të jetojnë në hapësirën kibernetike, del përpara problemi i privacisë dhe një tjetër që ka lidhje me produktivitetin e përdoruesve: a do të jetë e mundur garantimi i jetës private të secilit dhe i transparencës së rrjetit. Po punonjësit e së nesërmes, do të jenë po kaq produktivë sa ç”janë të sotmit në botën reale?” Për të pasur përgjigjet nevojitet vetëm kohë.

Post a Comment

Your email is never published nor shared. Required fields are marked *

FreeNET Albania

Parashikimi i Motit

Kursi i Këmbimit

 

Maj 2012
Hën Mar mër Enj Pre Die Sht
« Tet    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031